Ish -presidenti amerikan Bill Clinton po shërohet nga infeksioni dhe së shpejti do të lirohet nga spitali, tha kreu aktual i shtetit, Joseph Biden.
Biden ka deklaruar se ka biseduar me Bill Clinton, i cili u shtrua në spital në Kaliforni për shkak të një infeksioni në traktin urinar, shkruan reuters, transmeton portal arbresh.info
“Ai është mirë. Nuk është në një situatë serioze dhe me sa kam kuptuar, së shpejti ai do të dal nga spitali”, tha Biden.
Clinton u pranua në spital pasi një infeksion i traktit urinar hyri në gjakun e tij, por nuk pati gjendje shoku septik, i cili mund të jetë kërcënues për jetën. Ai u vizitua sot nga gruaja e tij Hillary dhe vajza Chelsea./arbresh.info/
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë