Bill Clinton ‘kotet’ gjatë inaugurimit të Joe Biden

01:06 | 21 Janar 2021

Ish presidenti amerikan Bill Clinton mori pjesë në inaugurimin e Joe Biden, por mesa duket ai edhe ka gjetur kohë të dremtitet pak.

74-vjeçari u bashkua me Barack Obama dhe George W. Bush për inaugurimin e Biden, shkruan Unilad, transmeton portal arbresh.info

Dita e inaugurimit ka qenë shumë e rëndësishme për amerikanët, e cila erdhi pas katër viteve të Donald Trump në pushtet dhe dhunës në Kapitol.

Bill Clinton dhe gruaja e tij, ish-kandidatja për president Hillary Clinton, u ulën ndërsa Biden bëri betimin e tij, por përderisa bota ishin ‘sy e veshë’ të hapur, Bill Cliton është kapur në një moment duke u dremitur.

Lajmi është shpërndarë nëpër mediat sociale.

Bill Clinton ka uruar Presidentin Joe Biden, ku tha se “ Unë e uroj Joe Biden dhe Kamala Harris për në një ceremoni që ka afirmuar demokracinë tonë dhe ka festuar më të mirën e asaj për të cilën Amerika përfaqëson. Dërgoj urimet, urimet më të mira dhe lutjet e mia kur ata fillojnë punën e tyre të rëndësishme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara