Kancelarja gjermane Angela Merkel po përballet me një reagim të ashpër zgjedhor, pasi partia e saj po humb mbështetjen pas sulmit në Berlin.
Partia që po fiton mbështetje pas sulmit në Berlin është AFD, transmeton arbresh.info.
Gjatë sulmit në Berlin mbetën të vrarë 12 njerëz dhe 48 të tjerë u plagosën.
Anis Amri, i cili u vra të premten në Milano, është i dyshuar për kryerjen e sulmit në një treg të Krishtlindjeve në Berlin.
Grupi i ekstremit të djathtë, që ka akuzuar politikat e Merkelit, duket se e ka trefishuar numrin e mbështetësve në Gjermani.
E themeluar në prill të vitit 2013, partia ka fituar 4.7 për qind të votave në zgjedhjet federale të vitit 2013.
Megjithatë, sipas një sondazhi të publikuar pas sulmit në Berlin, mbështetja për AFD është rritur për 15.5%./Arbresh.info
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...