Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, deklaroi sot se numri i rasteve të varianteve të reja të koronavirusit në të gjithë Britaninë e Madhe ka shënuar rënie të papritur dhe sugjeroi se kjo do të thotë që masat në kufi po funksionojnë.
“Gjatë javës së fundit apo më shumë, ka pasur dhjetëra raste të tilla, që janë shumë më pak sesa disa javë më parë”, tha Hancock për Sky News.
Sipas tij, masat shtesë që po merren në kufi po funksionojnë, raporton gazeta britanike “Guardian”.
Sa i përket shqyrtimit të udhëtimeve ndërkombëtare, ato do të shqyrtohen në ndikimin e vaksinës në variante të reja të koronavirusit nga Afrika e Jugut dhe Brazili.
“Nëse vaksina funksionon mirë kundër tyre, atëherë ne mund të jemi shumë më të relaksuar për sa i përket udhëtimeve ndërkombëtare,” tha Hancock.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve