Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se nuk i përket asnjërit prej kandidatëve që ta shpallë fituesin e garës.
Sipas tij, një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë as ai vetë, por as rivali i tij, Donald Trump.
https://twitter.com/JoeBiden/status/1323867320826109954?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323867320826109954%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbiden-votuesit-e-shpallin-fituesin-jo-une-apo-trumpi%2F
“Nuk është vendi im apo vendi i Donald Trumpit që ta shpallim fituesin e këtyre zgjedhjeve. Është vendi i votuesve (për ta bërë këtë)”, shkroi ish-nënpresidenti amerikan në Twitter.
Në disa postime tjera, ai gjithashtu u bëri thirrje përkrahësve që të vazhdojnë të besojnë, sepse ai do t’i fitojë zgjedhjet.
“Ndihemi mirë për atë se ku jemi. Ne besojmë se jemi në rrugë për t’i fituar këto zgjedhje”, shkroi ish-zëvendësi i Obamës.
Në anën tjetër, kandidati republikan, Donald Trump, më herët e shpalli fitoren në zgjedhje, por tha se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për ta ndërprerë procesin e numërimit duke pretenduar se ka mashtrime, ndonëse nuk ofroi ndonjë fakt për këtë pretendim.
Ndryshe, procesi i numërimit të votave ende është duke vazhduar dhe rezultati është i ngushtë. Joe Biden ka një epërsi të lehtë në rezultatin e përgjithshëm, por shifrat mund të ndryshojnë gjatë numërimit të votave në shtetet ku gara është ende e pavendosur.
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Një 53-vjeçare humbi jetën nga zjarri në një shtëpi në Malis...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime