Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se amerikanë nuk do të detyrohen të marrin vaksinën kundër koronavirusit kur të jetë e gatshme në SHBA.
Komentet e tij vijnë pasi Qendrat për Kontroll të Sëmundjeve (CDC) për herë të parë kërkuan përdorim universal të masave në hapësira të brendshme, përveç kur amerikanët janë në shtëpitë e tyre, transmeton portali arbresh.info
CDC tha se SHBA-të kishin hyrë në një fazë të nivelit të lartë të transmetimit të virusit.
Vetëm të premten SHBA regjistroi 2,500 vdekje dhe afro 225,000 raste të reja.
Biden, i cili do ta marrë pushtetin me 20 janar, gjithashtu tha se pret që inaugurimi i tij të mos bëhet me turma të mëdha, për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.
“Supozimi im është se do të ketë akoma një ceremoni platforme, por nuk e di se si do të funksionojë e gjitha”, tha ai.
Pfizer, i cili thotë se vaksina e saj është treguar e efektshme në provat klinike 95%, dhe Moderna, që thotë se goditja e saj është 94% efektive, të dy kanë aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të shpërndarë ilaçet e tyre në SHBA.
Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën Pfizer./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...