Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka theksuar se ai pati një “takim shumë të mirë” me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Komentet e presidentit Biden vijnë pas takimeve midis delegacioneve turke dhe amerikane, që filluan pas bisedës dypalëshe të presidentëve të SHBA-së dhe Turqisë.
Takimi Biden-Erdoğan, që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, zgjati rreth 45 minuta. Tdy liderët u takuan për herë të parë që kur Biden mori detyrën në muajin janar.
Krerët e NATO-s kanë zhvilluar takime dypalëshe në margjinat e samitit që filloi sot në Bruksel.
Para takimit me presidentin Biden, presidenti Erdoğan në margjinat e samitit të NATO-s po ashtu takoi liderë të tjerë botërorë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson./AA/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës