Një sulm tjetër në aeroportin e Kabulit ka shumë të ngjarë në 24 orët e fundit, ka paralajmëruar Presidenti amerikan, Joe Biden.
SHBA po vazhdon evakuimet, por trupat përfundimtare britanike, diplomatët dhe zyrtarët tani janë larguar nga Kabuli, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Rreth 170 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës në aeroportin e Kabulit gjatë ditës së enjte, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi Isis-K.
Në shenjë hakmarrjeje, SHBA-të kryen një sulm me dron në Afganistanin lindor vonë të premten, duke vrarë dy anëtarë “të profilit të lartë” të IS-K-grupi i Shtetit Islamik (IS) në Provincën Khorasan.
Të dy përshkruhen si planifikues të sulmeve terroriste, megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ata ishin të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit në aeroportin e Kabulit.
Në tërësi, më shumë se 110,000 njerëz – afganë dhe shtetas të huaj – janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit që kur filloi transportimi ajror dy javë më parë./arbresh.info/
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...