Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Ukrainë.
“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.
Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.
Më herët ata kishin thënë se po ndjekin me vemëndje situatën në Ukrainë, dhe se sulmet e Rusisë mbi popullsinë vcivile mund të konsiderohen krime lufte.
“Vërejtjet e Presidentit flasin vetë,” tha më pas sekretarja e shtypit Jen Psaki. Ajo tha se Biden “po fliste nga zemra”.
Sipas saj hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte ende duke u zhvilluar.
Biden fillimisht tha “jo” kur u pyet nëse Putin ishte një kriminel lufte, por u kthye menjëherë te një grup gazetarësh për të sqaruar atë që ishte pyetur.
Kur u pyet përsëri nëse Putin ishte një kriminel lufte, ai u përgjigj pozitivisht.
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...