Presidenti amerikan, Joe Biden u shpreh se SHBA-ja e ndihmoi Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që vijnë nga Irani.
Në një deklaratë, ai thotë se ka drejtuar avionët ushtarakë amerikanë dhe shkatërruesit e mbrojtjes raketore balistike në rajon “gjatë javës së kaluar”.
“Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin”, tha presidenti.
“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, shtoi ai, citojnë mediet ndërkombëtare.
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...