Gjatë udhëtimit të tij në Europë, Presidenti amerikan, Joe Biden, mund të njoftojë se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të mbajnë përgjithmonë një numër të shtuar të trupave të tyre të dislokuara në vendet e NATO-s pranë Ukrainës.
Biden do të marrë pjesë në samitin e NATO-s dhe së fundmi ka shqyruar opsionet për rritje të përhershme të numrit të trupave amerikane në Europën Lindore, ndërsa Polonia është një ndër vendet e mundshme që mund të presë numër në rritje të ushtrisë amerikane, thanë burimet për nbc, transmeton portal arbresh.info
Në shkurt, përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia, administrata e Biden dërgoi rreth 2,000 trupa amerikanë në Europë, shumica e tyre janë vendosur në Poloni.
SHBA vendosi gjithashtu rreth 3,000 trupa brenda Europës, afërsisht 1,000 prej të cilave u ripozicionuan nga Gjermania në Rumani.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Biden do të takohet gjithashtu me grupin e shtatë vendeve dhe do t’i drejtohet Bashkimit Europian përpara se të udhëtojë për në Poloni./arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...