Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden përsëriti mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe tha se nëse SHBA-të do të sulmoheshin në mënyrën se si Izraeli u sulmua këtë fundjavë, “përgjigja jonë do të ishte e shpejtë, vendimtare dhe dërrmuese”.
“Ashtu si çdo komb në botë, Izraeli ka të drejtën të përgjigjet – me të vërtetë ka detyrë t’u përgjigjet këtyre sulmeve të egra”, tha Biden, raporton CNN, përcjell Arbresh.info.
Biden vuri në dukje se ai sapo kishte përfunduar një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Unë i thashë atij: “Nëse Shtetet e Bashkuara përjetojnë atë që po përjetoni ju, përgjigja jonë do të ishte e shpejtë vendimtare dhe dërrmuese”, tha Biden. Ai shtoi se ai dhe Netanyahu diskutuan se si demokracitë janë “më të sigurta kur veprojmë sipas sundimit të ligjit”./Arbresh.info./
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile