Presidenti Joe Biden foli me Bill Clinton të premten, pasi ish-presidenti u shtrua në spital për një infeksion.
“Epo, doja të shihja se si po kalonte, dhe ai po bën mirë, me të vërtetë. Ai do të dalë nga spitali, dhe ne biseduam se çka do të bënim më parë pasi të bëhemi bashkë.” u tha Biden gazetarëve në Connecticut.
I pari i SHBA-ve pranoi se nuk e kishte parë Clinton “për një kohë të gjatë”, por tha se mezi po priste që “të vinte, të hante drekë dhe të fliste”.
“Ai nuk është në ndonjë gjendje të rëndë. Ai do të largohet së shpejti, siç e kuptoj unë.” u shpreh Biden.
Sipas një burimi të Clinton është ende duke u monitoruar në spital dhe vazhdon të tregojë shenja përmirësimi.
Clinton u pranua në njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë Irvine të martën për një infeksion të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut, thanë mjekët e tij për CNN të enjten./arbresh.info/
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin