Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, që tashmë është përhapur në kocka, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij të publikuar të dielën. Ai dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët.
Biden u diagnostikua të premten, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, thuhet në deklaratë.
“Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.
Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së./rel
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri