Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka dalë negativ me COVID-19 të shtunën, sipas një letre nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Kevin O’Connor.
Megjithatë, ai do të vazhdojë të izolohet derisa të dalë negativ për herë të dytë.
“Presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”, ka shkruar O’Connor.
Presidenti rezultoi për herë të parë pozitiv me virusin më 21 korrik.
Administrata tha se ai përjetoi vetëm simptoma të lehta, duke përfshirë lodhje, rrjedhje hunde dhe kollë.
Biden u largua shkurtimisht nga izolimi javën e kaluar, pasi u testua negativ më 27 korrik.
Ai u rikthye në izolim pasi u testua sërish pozitiv më 30 korrik, në atë që O’Connor e përshkroi si një rast “rikthimi”.
Ai ka vazhduar të punojë gjatë sëmundjes së tij, duke përfshirë disa paraqitje publike, të distancuara në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarje virtuale./arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...