Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbrëmjen e së premtes, për t’ia ritheksuar atij mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për popullin ukrainas.
Në një komunikatë për media në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bideni gjithashtu njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.
Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për t’i luftuar dronët, raketa antitanke dhe municion.
Në media u raportua për një paketë në vlerë 125 miliardë dollarë, por në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend kjo shifër.
Biden tha se ndihma e re është “vazhdimësi e një sërë hapash historikë që ne i kemi ndërmarrë me aleatët dhe partnerët tanë në muajt e fundit për ta mbështetur Ukrainën”.
Ai gjithashtu përsëri se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre “do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah [Ukrainës] në çdo hap”./rel/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar