Presidenti i SHBA -së, Joe Biden ka nënvizuar nevojën për “fluksin e vazhdueshëm” të ndihmës humanitare në Gaza, në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanhayu.
Duke folur me Netanyahun të hënën, Biden përshëndeti gjithashtu lirimin e Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz, dy gra të moshuara që mbaheshin peng nga Hamasi në Gaza, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
Biden pastaj përsëriti angazhimin e tij ndaj “përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të marra nga Hamasi”, ndërsa bëri thirrje për kalimin e sigurt të civilëve nga Gaza.
Më herët të hënën, ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se numri i përgjithshëm i të vdekurve në enklavë ishte rritur në 5,087 që kur Izraeli filloi reagimin e tij ndaj sulmit ndërkufitar të Hamasit.
Shifra përfshinte 436 viktima – 182 prej të cilëve ishin fëmijë – të cilët ishin vrarë në 24 orët e mëparshme
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...