Pesë politikanë separatist katalunas, momentalisht në gjykim nën akuzat e rebelimit kanë bërë betimin e tyre në parlamentin spanjoll në përcjellje të policisë.
Katër prej tyre janë deputetë të Dhomës së Ulët e njëri senator, transmeton portali arbresh.info.
Kjo është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë në Parlamentin e Spanjës.
Katër deputetët u betuan për të mbrojtur kushtetutën spanjolle, por e quajtën betimin një ‘obligim ligjore’ dhe kërkuan liri për të burgosurit politikë.
Ndërsa ata flisnin, deputetë të ekstremit të djathtë dhe të krahut të djathtë bërtitën dhe goditën tavolinat.
Mediat spanjolle thonë se zhurma – kryesisht nga deputetët e ekstremit të djathtë Vox – eklipsuan betimet e katalanasve.
Autoritetet parlamentare pritet të pezullojnë katër deputetët separatistë katalanas, të nxitur për ta bërë këtë nga Partia Popullore Konservatore (PP) dhe Ciudadanos nga qendra e djathtë./Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...