Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë po planifikon të rikthehet në skenën politike pak para zgjedhjeve kombëtare të muajit të ardhshëm.
Ai ka deklaruar ditën e sotme se do të kandidojë për senator si kandidati i Partisë ‘Forza Italia’ e cila është në aleancë me ‘Vëllezërit e Italisë’ së ekstremit të djathtë.
Kjo ka thënë Berlusconi, “do t’i bënte të gjithë të lumtur”.
Lideri 85-vjeçar i Forza Italias, tha se do të kandidonte si senator në votimet e 25 shtatorit.
“Në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur,” i tha ai Radio Rai. “Më kanë bërë presion [për ta bërë këtë] shumë njerëz, madje edhe jashtë Forza Italias.”
Berlusconi, i cili udhëhoqi qeverinë italiane tre herë, u përjashtua nga senati në vitin 2013 dhe u ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet e përgjithshme për gjashtë vjet pas një dënimi për mashtrim tatimor.
Partia e tij po konkurron si pjesë e një aleance të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë – një parti me origjinë neofashiste e cila përfshin Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit.
Koalicioni është parashikuar se mund t’i fitojë zgjedhjet, ndoshta duke i hapur rrugën Giorgia Meloni-t, lideres së Vëllezërit e Italisë, motoja e së cilës është “Zoti, vendi dhe familja”, për t’u bërë kryeministrja e parë grua e vendit./shqip/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...