Është një jo e prerë, ajo e Silvio Berlusconi në lidhje me shembjen e stadiumit “San Siro”, sikurse parashikohet nga projekti i fizibilitetit të prezantuar nga “Interi” dhe “Milani” në komunën e Milanos.
“Jam krejtësisht kundër, është diçka pa kuptim”, thekson ish-presidenti i Milanit.
“San Siro mund të përdoret për evente të tjera, është në zemër të të gjithë milanistëve, milanistëve dhe internistëve, që kanë për zemër futbollin. Kjo është diçka absurde vetëm ta mendosh. Si mund të shembet një vend që ka bërë të drithërojnë zemrat e zi kaltërve dhe milanistëve për dekada dhe ku kemi arritur shumë fitore. Edhe zemra kërkon pjesën e saj”, vazhdoi Berlusconi./atsh/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar