Një pako e dyshimtë pranë Ministrisë federale të Financave është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure, duke detyruar policinë të shkojë menjëherë në vendngjarje dhe të hetojë mbi këtë rast.
Pakoja u zbulua nga stafi i ministrisë pranë “Potsdamer Platz” rreth orës 10 të mëngjesit. Ndërkohë, këtë pasdite, Bild raporton se marrësi i pakos ishte ministri Financave, Wolfgang Schauble. Në përmbajtje të tij kishte lëndë plasëse, siç gjendet në bombat artizanale, por shumë më e fortë.
Për fat të mirë, pakoja e dyshimtë ka qenë e dukshme për kontrollin me rreze X që bëhet çdo ditë përpara hyrjes në ministri.
Specialistë të çaktivizimit të lëndëve plasëse shkuan menjëherë në vendngjarje, e morën atë dhe e ekzaminuan në “Grunewald”. Nga sa raportohet ka pasur të lënduar gjatë hapjes së tij, por jo dëme të mëdha.
Policia u detyrua të evakuonte punonjësit e ministrisë deri në pastrimin e plotë të zonës, një operacion që ka zgjatur për disa orë.
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!