Qindra njerëz janë mbledhur në Berlin për të protestuar në Ditën e Punëtorëve, pavarësisht ndalesës për mbledhjen e më shumë se 20 personave në vende publike.
Policia ka bllokuar rrugët përreth sheshit në Kreuzberg të Berlinit, ku protestat e 1 Majit janë mbajtur tradicionalisht, me qëllim për të parandaluar grumbullimin e njerëzve në kohë pandemie, transmeton portal arbresh.info
Grupet e majta kanë bërë thirrje për demonstrime kundër kapitalizmit dhe solidaritetit, veçanërisht me refugjatët që kërkojnë të shkojnë në Europë.
Policia edhe pse e quajti atë “protestë të paligjshme”, bëri thirrje që pjesëmarrësist të ruanin distancën.
Gjatë një proteste tjetër të zhvilluar po në të njejtën ditë, policia ka arrestuar gjashtë persona.
Gjermania, përkundër lehtësimit të masave për parandalimin e Covid-19, e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe distancën sociale./arbresh.info/
https://youtu.be/_KCLs573uEg
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës