Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Begaj shprehet se zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme.
“Përshëndes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon”, ka shkruar Begaj në llogarinë e tij në “X”./Arbresh.info/
Welcomed the ceasefire agreement in Gaza, marking an end to over 15 months of conflict.
I applaud the mediation efforts of the United States, Qatar, Egypt and others.
Full implementation of the agreement is essential for a lasting peace and relief for those affected in the…
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 16, 2025
LEXO EDHE:
Izraeli dhe Hamasi arrijnë marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Gjithçka e jona është sonte ...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...