Sanksionet e BE-së kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, embargon e naftës dhe pengimin e eksporteve për pajisjet teknike dhe teknologjike të cilat mund të përdoren për presion ndaj popullatës.
Bashkimi Evropian (BE) në listën e sanksioneve që zbaton kundër regjimit të Bashar al-Asadit në Siri ka vendosur të shtojë 8 biznesmenë dhe 2 kompani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se lista e sanksioneve ndaj regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij është zgjeruar.
Më tej theksohet se në listën e sanskioneve janë shtuar 8 biznesmenë dhe 2 kompani, sepse ata zhvillonin projekte që sigurojnë përfitime të drejtpërdrejta për regjimin e Asadit mbi territoret e qytetarëve të zhvendosur në Siri.
Në kuadër të sanksioneve është rritur në 71 numri i kompanive dhe në 277 numri i personave ndaj të cilëve zbatohen ndalesa të udhëtimeve dhe që u janë ngrirë pasuritë.
Sanksionet e BE-së kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, embargon e naftës dhe pengimin e eksporteve për pajisjet teknike dhe teknologjike të cilat mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj popullatës.
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...