Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë afatin e masës për lejen paraprake lidhur me eksportet e pajisjeve të mbrojtjes personale për vendet e treta në kuadër të masave për koronavirusin (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian njoftoi se për shkak të COVID-19, janë marrë masa të reja për të mbrojtur furnizimin me pajisje mbrojtëse personale në vendet anëtare.
Sipas kësaj, eksportimi i maskave, syzeve dhe veshjeve mbrojtëse për vendet e treta do të mund të bëhet me një leje paraprake për 30 ditë.
Zbatimi i lejes paraprake në fjalë nuk do të përfshijë disa vende të tilla si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Norvegjia, Islanda dhe Zvicra.
BE-ja më 15 mars mori vendimin që eksporti i pajisjeve të mbrojtjes personale ndaj vendeve të treta t’i nënshtrohej lejes paraprake për një periudhë 6 javore.
Me vendimin e marrë së fundmi, zbatimi i lejes paraprake për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse u zgjat edhe 1 muaj.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar