Bashkimi Evropian i bëri thirrje Britanisë të ofrojë një plan “real” për procesin e largimit nga blloku, të njohur si Brexit – në të kundërtën, u paralajmërua se mund të dalë nga BE-ja pa ndonjë marrëveshje.
“Ka shumë punë përpara dhe detyrat më të vështira janë ende të pazgjidhura”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, për gazetarët në Bruksel, në fund të një samiti të BE-së.
“Kjo është thirrja e fundit për t’i nxjerrë letrat në tavolinë”, tha Tusk.
Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri në fund të marsit, 2019.
Kjo pason një referendum të qershorit, 2016, në të cilin qytetarët britanikë kanë votuar për dalje nga blloku.
Britania dhe BE-ja kanë shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje përfundimtare deri në tetor.
Por, pas disa mujash negociata, është bërë pak përparim.
Ndër çështjet më të diskutueshme janë nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së pas Brexit-it dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut – e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar – dhe Irlandës – anëtare të BE-së.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...