Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është në dijeni për aktivitetet e Rusisë në Serbi, ku po trajnon qytetarë moldavë me qëllim ndikimin në zgjedhjet parlamentare në Moldavi.
Sipas autoriteteve moldave, operativët e dyshuar rusë kanë trajnuar shtetas moldavë në territorin serb për të nxitur trazira masive para zgjedhjeve që mbahen këtë të diel. Këto zgjedhje konsiderohen vendimtare për orientimin e Moldavisë mes Rusisë dhe Perëndimit.
“Po, ne jemi të vetëdijshëm, edhe sipas autoriteteve moldave, se këto operacione dhe trajnime po ndodhin në Serbi. Aktualisht, 74 individë janë ndaluar dhe po bashkëpunojnë me policinë,” tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.
Autoritetet moldave këtë javë kanë kryer bastisje në mbi 200 lokacione, me qëllim pengimin e planit të koordinuar të Federatës Ruse për të ndikuar procesin zgjedhor.
Rusia po tenton të ndërhyjë përmes financimit të partive pro-ruse, përhapjes së propagandës dhe dezinformimit, si dhe përdorimit të varësisë energjetike si mjet presioni. Objektivi kryesor është dobësimi i kursit pro-evropian të qeverisë aktuale dhe forcimi i ndikimit rus në vend.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...