Komisioni Evropian ka hartuar një draft që synon të vendosë rregulla të reja për gjigandët e teknologjisë Google, Facebook, Apple dhe Amazon.
Rregullat janë ende në proces vlerësimi në mënyrë që të jenë thuajse të gatshme për t’u aktivizuar në të gjithë botën.
Në këtë draft ekzistojnë dy grupe rregullash, Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) dhe Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA).
DMA pretendon të ketë në shënjestër kompanitë që kontrollojnë të dhënat dhe qasjen në platformat e tyre që bizneset dhe evropianët u besojnë punën e tyre.
Sipas The Washington Post, këto kompani mendohet të kenë më shumë se 6.5 miliardë euro qarkullim vjetor në Evropë në vetëm tre vitet e fundit.
Ndërkohë vlera e tyre në treg në vitin 2020 ka arritur në shifrën e çmendur të 65 miliardë eurosh.
Në draft gjithashtu përfshihet edhe pasja e më shumë se 45 milionë përdoruesve mujorë në Evropë dhe më shumë se 10.000 përdorues të fushës së biznesit. Kompanitë e tilla mund të jenë motorët e kërkimi në shërbime të tilla si internet, shërbimet e rrjeteve sociale, shërbime kompjuterike dhe shërbimet reklamuese.
Rregullat e reja të BE-së adresojnë një sërë çështjesh për këto kompani si për shembull ndarja e llojeve të caktuara të të dhënave me rivalët dhe rregullatorët, ndalimi i favorizimit të shërbimeve në platformat e tyre ose marrja e të dhënave nga platformat e tyre për të konkurruar me përdoruesit e tyre të biznesit.
Shkelësit e rregullave do të përballen me gjobë deri në 10% të qarkullimit të tyre vjetor global, ndërsa për ata që përsërisin shkeljen e rregullave parashikohen masa edhe më të ashpra.
Gjigandëve të teknologjisë u kërkohet të bëjnë më shumë për të trajtuar përmbajtje të paligjshme. Gjithashtu kompanive do t’u kërkohet të publikojnë detaje më të thella për reklamuesit e tyre online dhe të jenë transparentë në parametrat e përdorur nga algoritmet e tyre për renditjen e informacioneve që u paraqitet përdoruesve.
Ky draft nëse miratohet, do duhet disa vite që të vendoset në funksion plotësisht.
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...