Bashkimi Evropian (BE) po përgatitet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë dhe do të lëshojë vetëm “viza me një hyrje të vetme”.
Sipas faqes së lajmeve “Politico”, duke cituar burime të BE-së, thuhet se rregullorja do të ishte pjesë e përpjekjeve për të ndëshkuar Moskën për luftën e saj të vazhdueshme në Ukrainë.
Me rregulloren e re, është planifikuar që qytetarëve rusë t’u lëshohen vetëm viza me “një hyrje të vetme” në vend të vizave Schengen me shumë hyrje.
Komisioni i BE-së pritet ta shpallë rregulloren këtë javë, e cila do të parashikojë disa përjashtime për arsye humanitare ose për njerëzit me shtetësi të BE-së.
BE njoftoi se do të pezullonte marrëveshjen e lehtësimit të vizave të nënshkruar më parë me Rusinë në vitin 2022 dhe më vonë përgatiti rregulla të reja për të vendosur kufizime më të rrepta për vizat për qytetarët rusë.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...