Vendet e BE-së premtuan rreth 34 400 vende për të akomoduar refugjatë që vijnë drejtpërdrejtë nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, kryesisht Libisë, njoftoi sot Komisioni Evropian, një ditë pas kritikave të ashpra të OKB-së.
Në fund të shtatorit, ekzekutivi evropian përcaktoi si objektiv akomodimin e rreth 50 000 refugjatëve në dy vite, që vinin nga vende si Libia apo Nigeria, me qëllimin për të ofruar një mundësi të “sigurtë dhe të ligjshme” në kalimin e rrezikshëm të Mesdheut, transmeton atsh
“Deri më tani, më shumë se 34 400 angazhime u morën nga 16 shtete anëtare”, njoftoi Komisioni gjatë një vlerësimi të politikës migratore hartuar nga viti 2015 për të përballuar rritjen drastike të prurjeve të migrantëve, fillimisht nga Turqia më pas nga Mesdheu Qëndror.
“Ne po dalim pak nga pak nga kriza dhe tashmë po menaxhojmë migracionin me një frymë partneriteti dhe me ndarje të përgjegjësisë”, u shpreh entuziast komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, sipas së cilit ky parim i “rivendosjes” duhet të bëhet “zgjidhja e duhur për të mbrojtur personat në nevojë.
Ulutash: Qe më shumë se dy vjet NATO kërkon që autorët e Ban...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...