BE: Përhapje e ngadaltë e vaksinave Covid

15:53 | 4 Shkurt 2021

Udhëheqësit e shteteve po fillojnë të ndjejnë “nxehtësinë” lidhur me faktin që Bashkimi Evropian ka probleme me shpërndarjen e vaksinave Covid, e cila gjithnjë e më shumë po shihet si një kujdes i tepruar, i dëmtuar nga gabimet dhe llogaritjet e gabuara dhe progresi i ngadalshëm.

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron ndjen nevojën që të mbrojnë qasjen e BE-së këtë javë, pasi që numrat e vaksinimit  vazhdojnë të mbesin prapa shteteve si Izraeli, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, raporton The Guardian.

Kancelarja gjermane pranoj të martën mbrëma që e “mundon” fakti se të tjerët po vaksinoheshin më shpejtë, por tha që BE janë më të ngadalshëm por strategjia kolektive është e duhura. “Pas të gjithave, nuk mendoj që diçka ka shkuar gabim,” tha ajo.

Presidenti francez gjithashtu tha, në një paraqitje televizive të papritur të martën, se progresi mund “të duket i ngadaltë” krahasuar me shtetet që kanë bërë “baste të tjera”. Por ai shtoi: “E mbroj strategjinë të cilën e kemi miratuar me Gjermaninë dhe BE-në.”

Të dy përsëritën zotimin se një vaksinim do të ofrohet për të gjithë të rriturit të cilët duan të vaksinohen deri në fund të verës. Shtetet e BE kanë arritur kolektivisht të administrojnë së paku një dozë vetëm për 3% të popullatës, krahasuar me 59% në Izrael, 15% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 10% në Sh.B.

Shtetet e BE-së janë në faza të ndryshme në luftën e tyre me virusin, me disa si Italia dhe Polanda, të cilat kanë filluar t’i lehtësojnë kufizimet e izolimit dhe me të tjera, si Gjermani dhe Holanda, të cilat po i mbajnë ato, kryesisht për shkak të shqetësimeve për variantet e reja. Franca, ndërkohë, shpreson të shmang një izolim të tretë nacional pasi që numrat e rasteve janë të qëndrueshme por të larta, ndërsa Portugalia është goditur nga një vërshim shkatërrues dhe të enjten ka pranuar doktor, infermier, ventilator dhe shtretër të spitalit nga Gjermania./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara