Liderët europianë janë mbledhur në Bruksel për të gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e problemit të emigrantëve të jashtëligjshëm.
Projekti i kancelarit austriak për kampe emigrantësh në Shqipëri ka mbështetjen e një pjese të qeverive europiane dhe kualicioneve ku janë të përfshirë nacionalistët. Vendimtar do të jetë qëndrimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka presionin e aleatit në qeveri social-kristianit Horst Xehofer që kërcënon të zhysë në destabilitet politik Gjermaninë nëse nuk gjendet një zgjidhje për emigrantët.
Ngritjen e kampeve jashtë kufijve europianë e mbështet edhe Italia, e cila përkrah variantin e Afrikës Veriore më tepër se Ballkanin. Ndërsa presidenti francez Emanuel Makron kërkon që kërkesat për azil të shqyrtohen në Itali e Greqi dhe të dëbohen menjëherë emigrantët ekonomikë. Makron propozon sanksione për vendet që mbyllin kufijtë.
“Eshte e papranueshme që vende të ndryshme të përfitojnë nga solidariteti i Bashkimit Europian, ndërkohë që për çështje si ajo e emigrantëve shpallin interesat e veta kombëtare”, tha Makron.
Shpresat për marrëveshje megjithatë janë të pakta. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar pak më shumë se gjysma e udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, vetëm 16 prej tyre kryesisht nga shtetet perëndimore. Ndërsa vendet lindore si Hungaria, Polonia, Çekia e Sllovakia e kanë bojkotuar.
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...