
FILE PHOTO: European Union flags fly outside the European Commission headquarters in Brussels, Belgium, February 19, 2020. REUTERS/Yves Herman/File Photo
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se parashikon “recesion të përmasave historike këtë vit”, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.
Në parashikimin e parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit, përpara se të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.
Eurozona – grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro – do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.
“Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh”, tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në Evropë dhe ka vrarë mbi 137,000.
Masat e izolimit që i kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit.
Ato po ashtu kanë ndikuar vendet e punës.
Norma e papunësisë në BE parashihet të rritet nga 6.7 për qind sa ka qenë në vitin 2019, në 9 për qind këtë vit, ka thënë Komisioni Evropian.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit