Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë aprovuar propozimin e Komisionit Evropian që të lirojnë kufizimet në udhëtime për personat e vaksinuar.
Në këtë Komision u miratua që t`i lejojnë hyrjen e turistëve që janë të vaksinuar plotësisht në vendet “e sigurta” të BE-së dhe jashtë saj nga rreziku i përhapjes ose infektimit me koronavirus, transmeton Klankosova.tv
Skema do të vazhdojë nëse i jepet drita jeshile nga Këshilli i BE-së, një vendim pritet të merret në ditët në vijim.
Një listë e azhurnuar e vendeve “të sigurta” pritet të dalë në treg të Premten. Aktualisht në vendet e sigurta përfshihen vetëm Australinë, Izraeli, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Korena e Jugut, Tajlanda dhe Kina.
Edhe nëse Britania e Madhe është përfshirë në këtë listë të re, pushimet në disa destinacione të njohura të saj nuk lejohen për turistët e huaj akoma, transmeton Klan Kosova.
Aktualisht pritet që udhëtimet për pushime tek shtetet si Spanja, Franca, Italia dhe Greqia të lejohen shumë shpejtë.
Kryeministri Boris Johnson ka thënë që njerëzit që udhëtojnë në vendet e listës së qelibarit duhet ta bëjnë këtë “për ndonjë arsye të ngutshme familjare ose të biznesit urgjent”.
Në varësi të testimit të COVID, shtetasve britanikë u lejohet tashmë hyrja në Greqi sipas një marrëveshje të veçantë të arritur nga qeveria e saj.
Derisa, Portugalia e cila është në listën e gjelbër të Mbretërisë së Bashkuar ka marrë vendimin e lejimit në shtetin e tyre për pushuesit britanik.
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...