Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për terapinë e Alzheimerit me antitrupin Lecanemab.
Përbërësi aktiv, i quajtur lecanemab, synohet të përdoret “për të trajtuar dëmtimet e lehta njohëse ose demencën e lehtë për shkak të sëmundjes së Alzheimerit”. Antitrupi është prodhuar në Zvicër.
Siç shkruan Bild, duke cituar Komisionin e BE-së, Lecanemab është për trajtim në fazë të hershme dhe është ilaçi i parë i këtij lloji që miratohet në BE.
Studiuesit dhe organizatat bamirëse të Alzheimerit theksojnë gjithashtu se lecanemab është ilaçi i parë i njohur që lufton sëmundjen në fazat e saj të hershme në vend që të trajtojë simptomat.
Ilaçi i parë i miratuar i këtij lloji
Ilaçi synon të luftojë depozitat e amiloidit në tru. Megjithatë, nëse këto tashmë kanë shkaktuar shumë dëme, Lecanemab nuk është më i dobishëm. Për këtë arsye, përbërësi aktiv është i dobishëm vetëm për një pjesë të vogël të pacientëve.
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...