Komisioni Evropian ka njoftuar një buxhet prej 1.87 miliardë eurosh për ndihmat humanitare në vitin 2025, që do të mbulojnë nevojat e më shumë se 300 milionë njerëzve.
Komisionerja për Menaxhimin e Krizave, Haja Lahbib, theksoi se BE-ja po vazhdon të mbajë angazhimin e saj si një donator kryesor humanitar. Ndihmat do të drejtohen kryesisht në Lindjen e Mesme (Gaza dhe Siria), Afrikë, Amerikën Latine, Karaibe dhe Azinë.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, theksoi se BE-ja mbetet një nga donatorët kryesorë globalë dhe për vitin 2025 buxheti do të rritet në 1.9 miliardë euro. Ndihma do të shpërndahet përmes organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të specializuara të OKB-së. / abcnews.al
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 68-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...