Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një ndihmë shtesë për Ukrainën prej 500 milionë eurosh, duke e çuar mbështetjen e bllokut në 2.5 miliardë euro që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt.
“Sot në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, u arrit një marrëveshje politike për këstin e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, tha përmes një deklarate Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Fondet do të ndihmojnë BE-në të vazhdojë blerjen e pajisjeve dhe furnizimeve për ushtrinë ukrainase, përfshirë edhe armatime, për të cilat blloku ka thënë se duhet të përdoren për qëllime mbrojtëse.
Rregullat e BE-së e ndalojnë bllokun që të përdorë buxhetin e tij shtatëvjeçar për të financuar operacione ushtarake. Por mekanizmi i fondeve jashtë buxhetit, i ashtuquajturi “European Peace Facility” që ka një kufi prej 5 miliardë eurosh, mund të përdoret për të ofruar ndihmë ushtarake.
BE-ja e miratoi këstin e parë të ndihmës menjëherë pas fillimit të agresionit rus, në atë që u përshkrua nga zyrtarët e BE-së si një moment vendimtar për maturinë e bllokut për përfshirje ushtarake përtej kufijve të saj.
Ndërsa gjysma e parave të fondit shtatëvjeçar nga mekanizmi i lehtësimit të situatës, tashmë i është dhënë Ukrainës vetëm në pesë muaj, është e paqartë se si BE-ja mund të vazhdojë financimin e blerjes së armatimeve dhe pajisjeve të tjera për Ukrainën nëse agresioni rus vazhdon gjatë./voa/
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...