Komisioni Evropian ka miratuar një paketë mbështetjeje financiare prej 500 milionë eurosh për Libanin.
Kjo është pjesa e parë e mbështetjes së përgjithshme prej 1 miliard eurosh të shpallur nga presidentja von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bejrut në maj 2024.
Paketa financiare bazohet në konkluzionet e Këshillit Europian të 17-18 prillit, në të cilat Bashkimi Europian përsëriti mbështetjen e tij të fortë për Libanin dhe njohu rrethanat e vështira që po përjeton vendi brenda vendit për shkak të tensioneve rajonale.
Në këtë kontekst, BE theksoi nevojën urgjente për de-përshkallëzimin rajonal dhe u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen për zbatimin e Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006.
Pjesa e parë e paketës financiare të BE-së e miratuar sot, është 500 milionë për mbështetjen e Libanit dhe popullsisë së tij në 2024 dhe 2025. Paketa do të mbështesë reformat, sektorin e sigurisë dhe menaxhimin e kufijve, aktivitetin ekonomik dhe masat për njerëzit më vulnerabël në Liban.
Që nga viti 2011, mbështetja dypalëshe e BE-së për Libanin ka arritur në mbi 3 miliardë euro./abcnews.al
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...