Bashkimi Evropian tha se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe politikat e tij të tregtisë janë të ‘destinuara të dështojnë’ dhe se lloji i prishjes së marrëveshjeve tregtare me vendet e Azisë së Paqësorit ‘vështirë se mund të jenë kurban’.
Cecilia Malmstrom, komisionerja e tregtisë në BE, tha se BE-ja është blloku më i madh tregtar në botë dhe si e tillë vazhdon të mbetet e angazhuar në hapjen e kufijve, transmeton arbresh.info.
“Ata që në shek.21 mendojnë se mund të bëhen të mëdhenj duke rindërtuar kufij dhe duke vendosur barriera tregtare, duke kufizuar lirinë e shprehjes, janë të dënuar të dështojnë”, tha ajo.
“Ndërtimi i mureve nuk është përgjigjja e duhur”, tha Malmstrom një audiencë në Bruegel. “Suksesi i BE-së mbështetet në shoqëritë tona të hapura”.
Evropianët kishin nënshkruar një marrëveshje të tregtisë të lirë mes BE-së dhe SHBA-ve, para se Barack Obama të përfundonte mandantin e tij. Përkrahësit e marrëveshjes thanë se dy vendet kanë fituar me miliarda dollarë nga kjo marrëveshje.
“Zgjedhja e Donald Trump, ngjan që do të ngrijë marrëveshjen mes BE-së dhe SHBA-ve”, shtoi ai./Arbresh.info
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...