BE-ja shpenzon rreth 3 milionë euro për të luftuar euroskepticizmin

22:40 | 14 Gusht 2017

Brukseli ka planifikuar të shpenzojë rreth 500 mijë euro në projektet që kanë për qëllim luftën kundër euroskepticizmit.

Gjithashtu bëhet fjalë për krijimin e rrjeti afatgjatë për të minuar armiqësinë ndaj BE-së, shkruan Time, transmeton portali arbresh.info

Shpenzimet e kësaj fushate janë pjesë e një fondi prej 3 milionë eurosh, kur priten të financohen rreth 84 projekte në të gjithë  BE-në, duke përfshirë edhe Britaninë, me qëllim që të kanalizojë kritikat, të zbeh eurospekticizmin dhe të krijojë pozitivitet për integrimin europian në një kohë afatgjate.

Projektet që do të financohen duhet të kenë për qëllim sfidën nga euroskeptikëve dhe sygjerimet e veprimeve të mundshme që BE-ja mund të ndërmarrë për të nxitur një ndjenë përkatësie, përforcim politik dhe kohezion social brenda bllokut.

Pas Brexit, BE-ja është përballur me akuza të shumta për shkak të politikave të vendit brenda bllokut, ndërsa debate të mëdha nxitur edhe kriza e refugjatëve./Arbresh.info

Lajmet më të lexuara