BE-ja kërkon që shuma që Britania e Madhe duhet të paguajë për të dalë të përcaktohet në euro, për t’u mbrojtur nga luahtjet e sterlinës britanike, sipas një dokumenti të Komisionit Evropian.
“Një tërheqje e udhëruar e BM-së nga Unioni kërkon që të përcaktohen detyrimet financiare që duhet të respektohen para tërheqjes”, shkruhet në këtë dokument të Komisionit.
“Këto detyrime duhet të përcaktohen në euro dhe pagimet mund të jenë objekt i një afati kohor të ndarë në disa vite”, thuhet në tekstin e publikuar sot nga “Politico.eu”.
Krerët e 27 vendeve anëtare duhet të miratojnë më 29 prill, gjatë një mbledhje në Bruksel, orientimet për negociatat me Londrën.
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...