SHBA-ja vendosi sanksione doganore kundër prodhimeve europiane duke shkaktuar irritim të Brukselit, që premtoi se do të kundërpërgjigjet në rastin e parë, me perspektivën e një ashpërsimi të marrëdhënieve tregtare transatlantike.
Kjo rritje e të drejtave doganore amerikane kundër prodhimeve europiane për një vlerë prej 7,5 miliardë dollarë hyri në fuqi në orën 00:01 sipas kohës së Uashingtonit (04:01 GMT).
Ajo ndodhi katër ditë pas miratimit përfundimtar nga Organizata Botërore e Tregtisë në Uashington për të vendosur sanksione kundër BE-së si kundërpërgjigje për subvencionet e akorduara për prodhuesin europian të avionëve Airbus.
“Duke shprehur keqardhje për këtë vendim, komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom, theksoi sot se BE nuk kishte zgjidhje tjetër përveç kundërpërgjigjes./lajmi,net/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...