“Është domethënëse që një “hetim i plotë dhe i pavarur të sqarojë të gjitha rrethanat e këtyre incidenteve sa më shpejt të jetë e mundur dhe që përgjegjësit të sillen para drejtësisë”, tha zëdhënësi Peter Stano.
Bashkimi Evropian (BE) dënoi ashpër vrasjen e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, ndërsa po mbulonte një bastisje izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke bërë thirrje për hetim.
“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane të Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Bregun Perëndimor të pushtuar”, tha në një deklaratë zyrtare zëdhënësi kryesor i shërbimit diplomatik të BE-së, Peter Stano.
Ai tha se është domethënëse që një “hetim i plotë dhe i pavarur të sqarojë të gjitha rrethanat e këtyre incidenteve sa më shpejt të jetë e mundur dhe që përgjegjësit të sillen para drejtësisë”.
Deklarata gjithashtu nënvizonte se është e papranueshme të synohen gazetarët që punojnë dhe se siguria e tyre duhet të garantohet.
Abu Akleh, 51 vjeçe, u qëllua për vdekje teksa po mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor sot në mëngjes. Një gazetar tjetër, Ali Al-Samoudi, u qëllua pas shpine, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Kanali Al-Jazeera me bazë në Doha ka akuzuar forcat izraelite për vrasje të qëllimshme të gazetares së saj “me gjakftohtësi”./AA/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër