Bashkimi Evropian do të kthejë vaksinat kundër koronavirusit të prodhuara në Afrikë dhe të dërguara në Evropë nga prodhuesi Johnson & Johnson.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është zotuar për këtë në një konferencë në Berlin, tha Strive Masiywa, komisioneri për koronavirus i Bashkimit Afrikan.
Von der Leyen ka premtuar të dorëzojë 200 milionë doza shtesë deri në fund të vitit.
Rreth 70 milionë doza nga këto do të vijnë nga Gjermania, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Këto janë lajme të mira nga Evropa”, tha Masiywa.
Në Afrikë, vetëm më pak se tre për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht, edhe pse kontinenti është goditur nga një valë e tretë e infektimeve.
Rreth 1.6 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar rreth 60 për qind të popullatës në Afrikë.
Eksporti i vaksinës të prodhuar në Afrikën Jugore për në Evropë është rregulluar në një marrëveshje në mes të Johnson&Johnson dhe prodhuesit të kontraktuar në Afrikë, Aspen./tch
Pas kaosit në Meksikë, Infantino deklarohet sa i përket ndes...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...