Bashkimi Evropian, presidenca e radhës të të cilit mbahet nga Gjermania deri në fund të dhjetorit, është gati të arrijë një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe për Brexit, por jo me çdo çmim, theksoi sot zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Koha kalon”, deklaroi ai ndërkohë që periudha e tranzicionit post-Brexit përfundon pas katër javësh dhe ne duhet të përgatitemi për të gjitha skenaret, gjithashtu edhe për mundësinë e mosarritjes së një marrëveshjeje.
“Secili ka parimet e tij, ka linja të kuqe, por pavarësisht gjithçkaje ka ende vend për kompromis”, theksoi ai duke shtuar se bëhej fjalë për qëndrimin bazë të Angela Merkel.
“Për kancelaren ky qëndrim është i pandryshuar në raport me javët e fundit dhe është e nevojshme të jemi një vullnet për kompromis nga të dy palët”, shtoi ai.
Franca kërcënoi sot me vendosjen e vetos për një marrëveshje tregtare post-Brexit që nuk do ishte e përshtatshme, veçanërisht për peshkimin, kur Londra dhe Brukseli po punojnë shumë për të përfunduar në ditët në vijim.
Londra, nga ana e saj, theksoi se diskutimet ndodheshin në një moment të vështirë./ATSh/
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...