Krime kundër njerëzimit. Është kjo akuza ndaj Bashkimit Evropian në denoncimin e dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë. Vende anëtare të BE-së akuzohen për vdekjet e refugjatëve në detin Mesdhe. Më shumë se 12 mijë prej tyre kanë humbur jetën në atë që cilësohet si itinerari më vdekjeprurës i emigrantëve.
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare që kanë pasur rol të planit të parë në krizën e refugjatëve, më saktë Italia, Gjermania dhe Franca, duhet të përndiqen për vdekjen e mijëra emigrantëve të mbytur në detin Mesdhe. Është ky denoncimi i dorëzuar në gjykatën penale ndërkombëtare në Hagë. Dy autorët kryesorë të dokumentit prej 245 faqesh janë Huan Branko, i cili ka punuar në të kaluarën në këtë gjykatë, dhe avokati izraelit Omer Shatz.
Akuza për krime ndaj njerëzimit e prezantuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, mbështetet në hipotezën se funksionarë dhe politikanë në mënyrë të vetëdijshme kanë krijuar itinerarin emigrator më vdekjeprurës në botë. Kjo me pasojën e më shumë se 12 mijë refugjatëve të mbytur në det.
Denoncimi mbështetet pjesërisht në dokumente të brendshme të Frontex, organizatës së Bashkimit Europian të ngarkuar për të mbrojtur kufijtë e jashtëm, e që sipas avokatëve, kanë paralajmëruar se braktisja e misionit Italian të shpëtimit ‘Mare Nostrum’ do të kishte shkaktuar një numër më të madh viktimash.
Avokatët nuk citojnë në dokumentin e tyre përgjegjësi specifike të politikanëve apo zyrtarëve në veçanti, por citojnë mesazhe diplomatike dhe komente të liderëve kombëtarë, mes të cilëve, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron./ABC News Albania
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...