Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar sulmin ndaj qendrës ku qëndronin emigrantë të parregullt në rajonin Tacura në afërsi të kryeqytetit të Libisë, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë, Dimitris Avramopoulos në një deklaratë të përbashkët me shkrim kanë thënë se “Sulmet ndaj civilëve, përfshirë refugjatët dhe emigrantët, janë absolutisht të papranueshme. Shprehim keqardhje për sulmet. Përgjegjësit duhet të japin llogari”.
“Duhet të fillojë një hetim emergjent”
“BE bashkë me OKB-në kërkon fillimin e një hetimi urgjent mbi këtë sulm të tmerrshëm”, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se BE vazhdimisht ripërsërit thirrjet e saj për t’i dhënë fund dhunës dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare humanitare.
“Sulmi tregoi se sa urgjent është armëpushimi në Libi”, thuhet në deklaratën ku bëhet thirrje për mbështetje ndaj të gjitha palëve për ndërtimin e paqes.
Sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën më shumë se 40 persona në sulmin e ndërmarrë nga avionët e forcave të gjeneralit Khalifa Haftar ndaj një qendre strehimi ku ndodheshin emigrantë të parregullt në lindje të kryeqytetit Tripoli.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...