Komandanti ushtarak amerikan, Steven Gventer, thotë se një batalion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me më tepër se 1,100 ushtarë të NATO-s, do të vendoset në Poloni, në fillim të muajit prill, derisa aleanca veri-atlantike, po e krijon një forcë të re në përgjigje ndaj okupimit dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.
Nënkoloneli Gventer, i cili e komandon këtë grup, tha mbrëmë vonë se batalioni është “mision, e jo cikël i zhvillimeve stërvitore”.
“Qëllimi është për ta zmbrapsur agresionin në Baltik dhe Poloni”, tha Gventer dhe ka shtuar se “forca është plotësisht e gatshme për të qenë vdekjeprurëse”.
Në përbërje të këtij batalioni janë 900 ushtarë amerikanë, afro 150 britanikë, dhe 120 ushtarë rumunë.
Kjo është njëra prej katër formacioneve shumëkombëshe në gjithë rajonin e Baltikut.
Rusia e ka dënuar këtë vendosje duke e vlerësuar si strategji agresive në kufijt e saj.
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat