Për dy ditë të gjitha personalitetet botërore janë bashkuar në Normandi për të rikujtuar një nga operacionet më të mëdha dhe më të rëndësishme ushtarake të historisë moderne, ku mbi 150,000 ushtarë zbarkuan në bregdetin e Normandisë duke nisur një ofensivë masive kundër forcave gjermane të Hitlerit. Ky zbarkim ishte vendimtar për çlirimin e Evropës Perëndimore nga regjimi nazist dhe shënoi fillimin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Politikanët më të rëndësishëm si Biden, presidenti francez Macron, presidenti ukrainas Zelenskiy, mbreti i Britanisë Charles, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shumë të tjetër po marrin pjesë në 80 vjetorin e përkujtimit të kësaj datë me rëndësi.
Për herë të parë pas disa muajsh Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar doli në media për të nderuar ata që “nuk u tërhoqën kurrë”. I veshur me uniformë ushtarake, Mbreti përshëndeti liderët dhe veteranët, duke theksuar mirënjohjen e përhershme dhe admirimin për brezin e atyre që luftuan.
Ceremonia, me fshatrat e Normandisë të zbukuruara me flamuj britanikë, amerikanë dhe kanadezë ishte e dedikuar veteranëve, ku u bënë dhe disa parada me automjete ushtarake të epokës së Luftës së Dytë Botërore.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm, dhe pse ishte i ftuar në ceremoni.
Kurti kujton Masakrën e Rakovinës në përvjetorin e 27-të: Dh...
KQZ: Rinumërohen 1,500 vendvotime, procesi përfundon në 22 k...
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...