Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka bërë një ndërhyrje në minutat e fundit në zgjedhjet presidenciale në Francë.
Ai ka kërkuar nga qytetarët francezë që të votojnë për Emmanuel Macron, duke thënë se ‘suksesi i Francës ka rëndësi të madh për të gjithë botës’, transmeton portali arbresh.info.
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen me një votim në balozazh të dielen, ndërsa sipas sondazheve të fundit, Macron qëndron vetëm 20 pikë përpara Le Pen.
Obama përmes një video ka bërë thirrje që francezët të dalin masivisht në votime dhe të bëjën zgjedhjen e duhur.
“Nuk planifikoj që të përfshihem në zgjedhje tani që nuk jam pjesë e zyrave, por zgjedhjet në Francë janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Francës dhe vlerat që na interesojnë aq shumë”, ka thënë ai.
Obama tha se ai e mbështet Macronin, duke iu drejtuar në fund francezëve me fjalët ‘Vive La France’.
Para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se do të ndërhyjë përsëri në jetën publike, kur “vlerat tona thelbësore mund të jenë në rrezik”./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...